Investigimi Hoxha: “Doshi dhe Santo ishin miq"

Shqipëria

Investigimi Hoxha: “Doshi dhe Santo ishin miq"

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:43

Gazetari investigativ dhe i kronikes Artan Hoxha, ka deklaruar ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut ne TV Klan, se ka nje lidhje midis porosise per vrasjen e deputeteve Tom Doshi e Mhill Fufi, dhe vrasjes te bankierit Artan Santo.

Sipas Hoxhes, personi qe sipas Tom Doshit ka mare porosine per ekzekutimin e tij dhe deputetit Mhill Fufi, Durim Bami ka qene ne pergjim si i dyshuar per lidhje me vrasjen e bankierit Santo. Gazetari Artan Hoxha theksoi me tej se Durim Bamit i eshte hequr nga pergjimi menjehere pasi Tom Doshi, ka vene ne dijeni kryeministrin Rama, Ministrin Tahiri dhe prokurorin e pergjithshem, per porosine e vrasjes se tij nga kreu i kuvendit Ilir Meta.

Sipas Hoxhes eshte hequr pergjimi i Durim Bamit dhe me pas eshte zhdukur edhe personi tjeter Enver Stafuka.

Me tej gazetari Spartak Koka i pranishem ne emision shtoi se jane edhe 6 persona te tjere te perfshire ne hetim dhe pergjime, te afert te Bamit dhe Stafukes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat