Vendoret, Mediu: S’kemi imponuar kandidatë megjithatë na takon 20%

Shqipëria

Vendoret, Mediu: S’kemi imponuar kandidatë megjithatë na takon 20%

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:44

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu përmes një statusi në Facebook ka bërë me dije vendimet e marra nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të partisë që ai drejton.

Në statusin e tij veç të tjerash Mediu thekson faktin se republikanët deri më sot kanë imponuar asnjë kandidat por thjesht kanë prezantuar dhe propozuar kandidatë të mundshëm që sipas PR dalin fitues në zgjedhje.

Po ashtu sipas Mediut nga praktikat e mëparshme të koalicionit PR i takon të ketë 20% të kandidatëve por megjithatë kjo parti nuk ka kërkuar që të ketë kaq shumë kandidatë por vetëm të ketë kandidatura që sigurojnë fitoren e së djathtës.

"Kryesia e Partise Republikane ne mbledhjen e saj te sotme me kryetaret e qarqeve dhe degeve te saj, mori ne analize situaten per fushaten e zgjedhjeve lokale.
Partia Republikane dhe Partia Demokratike kane nje histori te marredhenieve politike dhe elektorale prej 24 vjetesh ne opozite dhe qeverisje, kane ndare pergjegjesi te perbashketa ne sherbim te interesave te vendit.
Sot me shume se kurre, duke pasur perballe nje qeverisje kriminale, kemi kerkuar qe jo vetem opozita, PD dhe PR, por e gjithe shoqeria te bashkohet ne menyre qe zgjedhjet lokale te reflektojne papajtueshmerine tone me kete realitet absurd, antikushtetues dhe antiligjor te kesaj mazhorance.
Ne kete konteks, Partia Republikane ka qene dhe eshte e gatshme te bashkepunoje jashte çdo interesi preferencial apo paragjykues me koalicionin opozitar bazuar mbi parimet e transparences,kolegjialitetit dhe proporcionalitetit.
Nuk kemi kerkuar apo imponuar asnje kandidat, apo bashki te veçanta per shkak te interesit te PR-se, por kemi ofruar kandidate te cilet mendojme se kane shanset per te fituar ne emer te opozites dhe kemi vleresuar maksimalisht qe nje pjese e tyre kane qene te propozuar nga vete Partia Demokratike, siç eshte rasti i Z.Duka.
Nese nisemi nga praktikat e meparshme te koalicioneve dhe parimit te proporcionalitetit, ne atehere duhej te kerkonim te kandidonim bazuar ne rezultatin e zgjedhjeve te fundit lokale me rreth 20% te bashkive, gje qe nuk e kemi kerkuar sepse per ne me shume se kandidaturat apo kandidimi i PR, vlen nje fitore e se djathtes, prandaj kemi propozuar qe pjese e gares te behen edhe intelektuale jashte strukturave te partive opozitare.
Zvarritja e diskutimit dhe vendimmarrjes si opozite e bashkuar, do te krijonte kosto jo te vogla dhe nuk i jep mundesi kandidateve te zhvillojne normalisht fushaten e tyre elektorale.
Bazuar ne sa me siper dhe praktikat e meparshme, Partia Republikane prej kohesh i ka derguar Partise Demokratike mese njehere marreveshje me shkrim, pa pasur nje pergjigje konkrete.
Ne keto kushte Kryesia vendosi:
1. Asambleja Kombetare brenda 10 diteve te vedose, bazuar mbi propozimin e kryesise per kandidatet per kryetare bashkie dhe keshilltare te Partise Republikane qe do te garojne ne 61 bashki .
2. Perfundimin e te gjitha kandidaturave per administraten zgjedhore dhe rregjistrimin e tyre sipas afateve te percaktuara ne ligj.
3. Partia Republikane si force e opozites, shpreh vullnetin dhe angazhimin e saj me çdo faktor politik i cili orientohet nga parimet e bashkepunimit transparent dhe interesit reciprok, me qellim garantimin e suksesit jo te nje subjekti por te popullit opozitar", ka shkruar Mediu në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat