Shkëlzen Berisha: “Bojaxhiu i piktorit vizitor çdo mëngjes në zyën time deri sa doktori ishte kryeministër”

Shqipëria

Shkëlzen Berisha: “Bojaxhiu i piktorit vizitor çdo mëngjes në zyën time deri sa doktori ishte kryeministër”

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:27

Djali i ish- kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka qenë i pari që ka nisur një sulm ndaj Gjergji Bojaxhiut, pasi ai shpalli kandidaturën për kryetar Bashkie në Tiranë.

“Kush e gjen, ku mblidhen bashke per te “miren” e popullit, vrasesit me akademiket, tutoret me politikanet, ish policet me ish te burgosurit, funderrinat njerezore me rilindasit, te persekutuarit me persekutoret, greket me camet, bojaxhinjte me piktoret?” shkroi në FB, Shkëlzeni.

Por në emisionin Tonight të Ilva Tares, Bojaxhi tha se deri para dy vitesh, fundërrinat mblidheshin në zyrën e Shkëlzenit.

“Se ku mblidhen sot, nuk e di, pasi nuk jam pjesë e këtyre njerëzve,” tha Bojaxhi.

Ndërkohë në një përgjigje, Shkëlzeni shkruan: “Me duhet te pranoj se Bojaxhiu i Piktorit eshte pjeserisht i sakte. Deri para dy vjetesh ka qene vizitor bezdishmerisht i rregullt i zyres sime, por atehere vinte vetem, pa “kontigjentin e shokeve” qe ka mbledhur tani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat