“La Stampa”: Ambasadori Ceka i përfshirë në skandalin e votave të shqiptarëve në Itali

Shqipëria

“La Stampa”: Ambasadori Ceka i përfshirë në skandalin e votave të shqiptarëve në Itali

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:42

Gazeta italiane “La Stampa”, në një artikull të publikuar sot, shkruan se ambasadori i Shqipërisë në Itali Neritan Ceka, është përfshirë në një aferë kurruptive, ku pas disa përgjimeve, dyshohet se ka ndikuar për të blerë votat e arbëreshëve dhe shqiptarëve që banojnë atje për llogari të bashkisë së Ischias, kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Sipas të përditshmes torineze, Ceka i ka premtuar kryetarit të bashkisë në ishullin Ischia, Giosi Ferrandino, vota të shqiptarëve që kanë nënshtetësi italiane.

Sipas gazetës, përgjimet kanë nisur që nga marsi i vitit të shkuar mes dy personave, Francesco Simone dhe Nicola Verri, i pari përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë dhe i dyti menaxher komercial në rajonin e Lacios, Kampanias dhe Sardenjës.

Në një telefonatë të Simones drejt kryetarit të bashkisë Ferrandino, dëgjohet të thuhet se ai, (Simone) është duke folur vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane, që votojnë për zgjedhjet evropiane: “Janë 30 mijë vota, 10 mijë vota dalin gjithsesi, prit se po të kaloj një moment ambasadorin dhe me këtë rast e fton në Ischia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat