Dashamir Tahiri kundër vendimit të Idrizit për koalicionin me PS-LSI

Shqipëria

Dashamir Tahiri kundër vendimit të Idrizit për koalicionin me PS-LSI

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:28

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion zgjedhor me partinë socialiste, kanë ardhur edhe reagimet e para kundërshtuese nga eksponentë të lartë të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Deputeti i kësaj force politike Dashamir Tahiri duket se nuk e ka mirëpritur këtë marrëveshje politike, për të cilën tha se së pari duhet të pyetet baza për vendime të tilla.

Deputeti Tahiri nuk është I vetmi deputet nga radhët e PDIU që kundërshton kalimin në kahun e majtë, por mbështetet edhe nga deputeti Tahir Muhedini, madje para nënshkrimit të marrëveshjes Dashamir Tahiri ka konfirmuar qëndrimin e tij si pjesë e së djathtës, i votuar nga elektorati për të qenë në parlamentin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat