“Fshehja e kërkesës së Interpol, minë për shtetin”

Shqipëria

“Fshehja e kërkesës së Interpol, minë për shtetin”

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:15

Skandali me letrën e Interpolit është një minë në themelet e policisë dhe të shtetit.

Deklarata ka ardhur nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama se do të bënte padi ndaj selisë së SHQUP-it.

Mesazhi i Bashës në Facebook:

“Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.

Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë.

Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje.

Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij.

Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral.

Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla.

Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij”, shkruan Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat