Apeli lë të lirë Shpëtim Gjikën

Shqipëria

Apeli lë të lirë Shpëtim Gjikën

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:56

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Shpëtim Gjika është shprehur se e priste vendimin, ndërsa garantoi se do të qëndrojë në krye të detyrës deri në fund të mandatit.

"E prisja vendimin, jam i bindur në pafajësinë time. Do të jem në krye të detyrës deri në fund të mandatit", u shpreh Gjika.

Prokuroria kërkoi anulimin e vendimit që shpalli Gjikën të pafajshëm dhe kërkoi një dënim me katër vite burg për të.

Gjika u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në nëntor të vitit të kaluar, edhe pse Prokuroria e akuzoi për falsifikim dokumentesh. Ky është një nga dy proceset gjyqësore që janë aktualisht të hapura ndaj Gjikës, të cilët kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të ndërtimit në qytetin bregdetar.

Gjykata ka lënë të lirë edhe Eleni Dardhajn, sekretare e KRRT-së Vlorë, e akuzuar për falsifikim të procesverbalit të mbledhjes së KRRT-së, në të paktën dy raste përkatësisht mbledhjen e datës 15 korrik 2010 si dhe 24 mars 2010.

Po ashtu, Apeli ka dhënë pafajësi edhe për Blerdi Liçajn e Gentian Sherifajn, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryera në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat