Pas ndarjes së hartës elektorale mes dy krerëve të mazhorancës, kryetari i PS-së, Edi Rama zhvilloi sot një takim me liderin e LSI-së, Ilir Meta, një ditë para publikimit të emrave të kandidatëve.
Takimi mes dy liderëve të koalicionit të majtë u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, nën klimën e negociatave për zgjedhjet vendore, që pritet të zhvillohen më 21 qershor.
Ky takim u mbajt një ditë para afatit, 1 prill, në të cilën dy kryetarët kanë deklaruar se do të publikojnë emrat e kandidatëve për zgjedhjet.
Deri më tani dy krerët e shumicës kanë rënë dakord për ndarjen e bashkive, ndërkohë që mendohet se ishte çështja e zgjedhjeve ajo e cila çoi në zhvillimin e këtij takimi.
Përfundon takimi Rama-Meta
Takimi jozyrtar mes dy liderëve të qeverisë zgjati rreth 40 minuta. Kryeministri Edi Rama la ambientet e Kryesisë rreth orës 9:52 të mëngjesit të sotëm, duke mos bërë asnjë prononcim për mediat.
Rama mbërrin tek Kryesia e Kuvendit
Rama mësohet se ka mbërritur rreth orës 09:15 në ambientet e Kryesisë, vendi ku edhe u zhvillua takimi mes tij dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.