Berisha: Shesheli, xhelati i shqiptarëve duhej të ishte në qeli

Shqipëria

Berisha: Shesheli, xhelati i shqiptarëve duhej të ishte në qeli

Më: 31 mars 2015 Në ora: 00:07

“Rikthimi ne qeli i xhelatit te shqiptareve Vojisllav Sheshel, nje vendim per t’u pershendetur!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Sipas tij “sot Gjykata Nerkombetare e Hages per Krimet e Luftes anulloi vendimin e saj te gabuar te disa muajve me pare dhe urdheroi rikthimin ne qeli te xhelatit famezi te mijera shqiptareve, Vojislav Sheshel”.

“Ne nentor te vitit qe kaloi, me nje vendim absurd tejet zhgenjyes per ata qe besojne ne drejtesine nderkombetare, Gjykata la te lire per arsye shendetesore Sheshelin, njerin prej krimineleve me te medhenj, me mizor ne historine e Ballkanit, duke lenduar rende plaget e hapura te mijera e mijera familjeve shqiptare ne Kosove qe kane te masakruar, ekzekutuar dhe zhdukur me te dashurit e tyre nga hordhite barbare serbe te drejtuar direkt prej tij”, e ka cilësuar Berisha.

:Me kete vendim te rendesishem, Gjykata e Hages rivendos drejtesine, autoritetin dhe prestigjin e saj. Uroj qe Sheshel te marre nga drejtesia, para se te marre nga semundja qe vuan, verdiktin qe familjet e viktimave te tij dhe mbare bota e qyteteruar pret nga Gjykata!!”, shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat