Vendoret, KQZ regjistron si subjekt zgjedhor pesë parti të reja

Shqipëria

Vendoret, KQZ regjistron si subjekt zgjedhor pesë parti të reja

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa projektvendime për regjistrimin e pesë partive politike për zgjedhjet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një njoftim për mediat, bën me dije se “në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro, Projekt-vendimin, “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”; “Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen”; “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”; “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”; “Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat