Alibeaj: Për akuzat ndaj Bashës pati ndikim politik mbi Akuzën

Shqipëria

Alibeaj: Për akuzat ndaj Bashës pati ndikim politik mbi Akuzën

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:32

Në procesin hetimor për akuzat ndaj Kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për vjedhjen e rreth 230 milionë eurosh gjatë ndërtimit të rrugës së Kombit ka pasur një përdorim politik të Prokurorisë së Përgjithshme.

Deklarata është bërë nga ish-Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj gjatë intervistës dhënë në “5 Pyetje nga Babaramo” në studion e televizionit A1 Report. I pyetur lidhur me procesin e dekriminalizimit dhe kërkesës së mazhorancës për të përfshirë edhe rastin “Basha” në akuzën e vjedhjes së rreth 230 milionë eurove, Alibeaj pranoi se në atë kohë ka pasur një ndikim politik ndaj organit të akuzës.

Ai tha se në atë kohë, ka qenë Ministër i Drejtësisë dhe se ka prova dhe fakte që ka pasur ndikim politik mbi Prokurorinë. Megjithatë Alibeaj theksoi se procesi gjyqësor ndaj Bashës ka qenë i plotë, por ka qenë Prokuroria e cila është vonuar 2 vjet për të vërtetuar akuzat.

“Jemi të qartë, është gjykuar Basha për atë akuzë, por gjatë gjithë periudhës hetimore, ka qenë nën dispozicion të gjithë institucionit të akuzës. Madje iu hoq edhe imuniteti. Unë kam qenë në atë periudhë Ministër i Drejtësisë por them se kishte një përdorim politik të prokurorisë. E them me kushte dhe fakte dhe prova konkrete. Një hetim do të duhet të vazhdojë maksimalisht dy vjet. Nëse nuk e vërteton do të thotë se akuzë nuk ka. Por e tunduar për ta mbajtur të lidhur zotin Basha çështja kaloi afatin. ” u shpreh Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat