Rama fton zyrtarisht FRD-në e Bamir Topit, për koalicion

Shqipëria

Rama fton zyrtarisht FRD-në e Bamir Topit, për koalicion

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:06

Kryeministri Edi Rama ka ftuar zyrtarisht FRD-në e Bamir Topit në koalicionin për zgjedhjet e 21 qershorit.

Kërkesa e tij është bërë pas maratonës së gjatë që Rama ka zhvilluar me deputetët e Partisë Socialiste.

“Në këtë koalicion, ka ende vend për të tjerë zëra dhe të tjera përvoja dhe këtu kam parasysh edhe Frymën e Re Demokratike, që me shumë konsideratë, do ta ftoja të konsideronte bashkimin në këtë rrugë, jo për të përputhur programet, por për të rritur spektrin e ideve dhe të alternativave për vendin.

Kemi kryer një reformë historike, transformuese të mënyrës sesi është realizuar shteti ynë në nivelin më të parë të qeverisjes, që është qev vendore dhe besoj se në këtë fazë s’ka asnjë problem. Përkundrazi, është një vlerë e shtuar që kjo forcë politike të bëhet pjesë e këtij koalicioni të madh”, tha ndër të tjera Rama.

Ai ndërkohë tha se ende nuk ka përfunduar procesi i zgjedhjes së emrave që do të kandidojnë më 21 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat