PD propozon emrat, Lulzim Basha nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Shqipëria

PD propozon emrat, Lulzim Basha nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Më: 30 mars 2015 Në ora: 21:54

Partia Demokratike ka propozuar sot katër emra për Bashkinë e Tiranës, mes të cilëve nuk është emri i kryebashkiakut aktual.

Sipas informacioneve paraprake, emrat e propozuar nga baza e demokratëve për kryeqytetin janë Jorida Tabaku, Halim Kosova, Arben Ristanin dhe Grida Dumën.

Kandidaturat do të shqyrtohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Ndërkaq, Lulzim Basha nuk figuron në listën e kandidaturave për garën për bashkinë më të madhe në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat