Kryebashkiaku i Kukësit i përgjigjet Bashës

Shqipëria

Kryebashkiaku i Kukësit i përgjigjet Bashës

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:30

Pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se Kryetari i Bashkisë së Kukësit u largua nga gjiri i PD-së për t'i bashkuar LSI-së së Ilir Metës, kryebashkiaku Hasan Halilaj është shprehur se u largua pasi nuk gjeti zgjidhje për asnjë problem për Kukësin.

"Zoti Basha thotë që kryetari i Bashkisë abuzoi me fondet. I them zotit Basha se kryetari i Bashkisë, në kohën që ka qenë pjesë e PD, në vlerësimin e tij personal, kam qenë një nga kryetarët më të susksesshëm. Nuk e di kur abuzova me fondet në ditën që unë kalova me LSI. Pse kryetari i Bashkisë së Kukësit iku nga PD? Dy kontaktet e fundit datojnë në 2013, një muaj para zgjedhjeve më është kërkuar të firmos për ujësjellësin e Kukësit. S'kam firmosur, s'do të firmos me kushtin e vetëm kur të ketë ujë në qytetin e Kukësit", deklaroi Halilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat