“Frroku s’do ekstradohet sepse do rrëfehet në Bruksel”

Shqipëria

“Frroku s’do ekstradohet sepse do rrëfehet në Bruksel”

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:21

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka kerkuar që mbledhja e Komisionit të Mandatëve për dhënien e lejës për arrestimin e deputetit Mark Frroku do të jetë i mbyllur.

Po ashtu, Berisha thotë se Meta është i frikësuar se deputeti Mark Frroku mund të lëshojë pyetje në seancë.

“Meta i tmerruar kerkon seance te mbyllur, si ne shpellat e mafies, te Komisionit te Mandateve per Frrokun!

Te dashur miq, Ilir Meta i tmerruar njoftoi se neser do te kryesoje ai vet dhe jo Vangjel Dule mbledhjen e Komisionit te Mandateve per dhenien e lejes per arrestimin e deputetit Mark Frroku. Meta, i akuzuar se porositi vrasjen e dy deputeteve Doshi dhe Mhilli, skenar te cilin per here te pare Doshit ja tha Frroku, ka frike se ndaj kerkeses se dyte per arrestim, Frroku mund te thote te verteten per fshehjen nga Meta prej 7 muajve te kerkeses se autoriteteve te Brukselit per ekstradimin e tij ne shkembim te deklarates se ai, Frroku, nuk njihte mikun e tij Durim Bami. Jo vetem qe Meta do kryesoje vet mbledhjen ndonese ne konflikt flagrant interesi pasi te dy kerkesat per arrestim, si e para ashtu dhe kjo e dyta, jane te lidhura tek i njejti person, por ai nuk do te lejoje neser media ne salle pra do inskenoje seance tip shpelle, pikerisht nga frika e ndonje bombe qe Frroku munde te leshoje gjate pyetjeve ne seance.

Po keshtu, thuhet se Rama dhe Meta kane porositur Nasipin qe Frroku, deshmitar kyç ne akuzen me te rende te bere ndonjehere, per porosine e tij per vrasjen me pagese te deputeteve Doshi dhe Fufi, ne asnje menyre te mos ekstradohet ne Bruksel. Kjo sepse atje, ai jashte kercenimeve te Metes dhe Rames mund te deshmoje te verteten per Meten, Doshin, Bamin, Tonin. Terror dhe tmerr ne pallatet e krimit te pushtetit te mazhorances se qelbesirave!! Revolucioni demokratik i qytetareve te ketij vendi eshte jetik per te shembur murin e krimit te pushtetareve dhe bandave te tyre!!:, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat