Ligji për dosjet/ Mesila Doda: Rama mbron ish-shefat e Partisë së Punës, me të cilët vazhdon të qeverisë vendin

Shqipëria

Ligji për dosjet/ Mesila Doda: Rama mbron ish-shefat e Partisë së Punës, me të cilët vazhdon të qeverisë vendin

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:00

Mesila Doda ka reaguar pasi Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi nismën ligore të hartuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e saj dhe të Shpëtim Idrizit.

Ajo e ka quajtur rrëzimin e këtij projektligji si një “marrje në mbrojtje” nga PS për gjithë ish-sigurimsat dhe ish-shefat e Partisë së Punës, me të cilët sipas saj Rama po qeverisë vendin.

“PS eshte e vendosur te mbroje ish spiunet, ish sigurimsat dhe ish shefat e Partise se Punes me te cilet vazhdon ende te qeverise, ndaj hodhi poshte ligjin e ardhur nga shoqeria civile, nga GSHDNJ mbeshtetur nga dhjetoriste.
Nuk mund te kete dekriminalizim pa dekomunistizim te administrates dhe politikes se sotme shqiptare.
Pas kaq shume vitesh ka ardhur koha qe shqiptaret te mesojne te vertetat dhe qe xhelatet dhe urdheruesit e tyre te mos jene ne vendimarrje, ne politike, administrate e drejtesi”, shkruan Doda në Facebook.

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi në parim draftin e propozuar nga qeveria për “Hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, ndërsa rrëzoi nismën ligore të hartuar nga shoqëria civile me mbështetjen e Dodës dhe Idizit.

Drafti i qeverisë parashikon që procesi të bëhet nga Autoriteti i Informimit Publik, një strukturë me pesë anëtarë, që do të jetë në varësi të Kuvendit.

Shqipëria në këtë proces parashikon të ndjekë modelin gjerman, i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat