Ja emrat e PS për Elbasanin

Shqipëria

Ja emrat e PS për Elbasanin

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:29

Partia Socialiste duket se i ka zgjedhur emrat me të cilët do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.

Gjatë pasdites së sotme, deputetët e këtij qarku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e PS-së.

Edhe pse nuk u dha asnjë emër mësohet se, emrat Qazim Sejdini dhe Kastriot Gurra janë të propozuarit për bashkitë e Elbasanit dhe Librazhdit.

Ndërkaq në Bashkinë e Peqinit nuk do të ketë kandidat të PS, pasi siç duket kjo zonë do ti lihet PDIU-së, me të cilën u nënshkruar sot marrëveshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat