Legalizimet, gati faturat për 546 përfituesit e radhës në kryeqytet

Shqipëria

Legalizimet, gati faturat për 546 përfituesit e radhës në kryeqytet

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:46

Drejtoria e ALUZNI-t, Tirana 1 ka bërë publike listën e emrave të banorëve të 11 njësive bashkiake, të cilëve u janë legalizuar banesat. 546 banorët e mëposhtëm, duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, Tiranë për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Institucioni bën të ditur për të gjithë qytetarët lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15.05.2014.

Në bazë të këtij ligji ata do të përfitojnë një zbritje në masën 20 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve. Në rast mosrespektimi të këtij afati, ata nuk do të kenë më mundësinë të përfitojnë zbritjen e përcaktuar, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.

Po kështu, njoftohet se në zbatim të ligjit, ata gjithashtu do të përfitojnë edhe një zbritje në masën 10 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore, si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Menjëherë pas likuidimit të faturës së parcelës ndërtimore, ALUIZNI i Tiranës, garanton pajisjen me leje legalizimi brenda ditës.

Lista me 546 përfituesit e radhës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat