Mark Frroku edhe rrugën të personalizuar

Shqipëria

Mark Frroku edhe rrugën të personalizuar

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:21

Përveç të tjerash publiku mësoi këto ditë edhe se shtëpia e deputetit, Mark Frroku gjendet ne rrugen qe mban emrin “Leonard Frroku”. Ai rezulton të jetë kushëri i deputetit të Pukës, ndarë nga jeta në një aksident automobilistik në vitin 2006 .

Emrin e kësaj rruge e ka propozuar Këshilli Bashkiak i njësisë së Kombinatit, kryetar i së cilës është Krenar Cenollari, mik i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Propozimi u miratua verën e shkuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili dominohet nga shumica e majtë.

Ky eshte një vendim i jashtligjshëm pasi prej 5 vjetesh është përcaktuuar që emërtimi i rrugëve është kompetencë e Bashkisë së Tiranës dhe jo e Këshillit Bashkiak.

Nuk dihet përse kryetari i Këshillit Aldrin Dalipi e ka anashkaluar këtë kompetencë të bashkisë dhe ka miratuar një kërkesë të Njësisë Bashkiake nr. 6, e cila qëndronte prej dy vjetësh në sirtaret e Lulzim Bashës pa u miratuar.

Motivacioni për emërtimin e kësaj rruge është puna e biznesmentit Leonard Frroku për të përmirësuar jetën e tij dhe të familjes dhe në rritjen e mirëqënies së komunitetit, siç ishte dhe financimi i ndërtimit të një rruge në zonën e Unazës së Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat