Ambasadorja belge: "Frroku", është çështje e brendshme e Shqipërisë

Shqipëria

Ambasadorja belge: "Frroku", është çështje e brendshme e Shqipërisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 12:03

Anick Van Calster, ambasadore e Belgjikës në Tiranë ka komentuar për herë të parë mbi çështjen e Mark Frrokut, i cili akuzohet nga drejtësia belge për vrasje.

Duke folur nga Shkodra, ku gjendje për një vizitë, ambasadorja theksoi se, nuk mund të bëjë koment mbi arrestimin e Frrokut por shtoi se kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë.

“Nuk kam kompetencë të flas para vendimit të gjykatës. Kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë”, ka deklaruar ambasadorja.

Në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Kuvendit, për të dhënë leje për arrestimin e Frrokut thuhet se, deputeti akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit.
Mark Frroku pritet të gjykohet në Shqipëri për këtë çështje pasi mes Shqipërisë dhe Belgjikës nuk ka marrëveshje për ekstradimi. Kjo është edhe arsye pse, ambasadorja e cilësoi “çështje të brendshme” ndalimin e deputetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat