Edi Rama ka sot fytyrën e Frrokut të tij

Shqipëria

Edi Rama ka sot fytyrën e Frrokut të tij

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:47

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi dje se me fshehjen e kërkesës së bërë nga Interpoli një vit më parë për ekstradimin në Belgjikë të Mark Frrokut, i dënuar për vrasjen e një personi, Rama është po aq i përlyer në kriminalitet po aq sa edhe Frroku. Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha kujton se opozita ka qenë e para, e cila ka denoncuar këtë ngjarje duke e bazuar në vendimin e gjykatës së apelit të Brukselit. “Në javët më të para të Parlamentit, opozita në sallën e tij i tha vrasësit vrasës, ia përplasi në fytyrë, në prani të Edvin Ramës dhe para mbarë shqiptarëve, Mark Frrokut vrasjen që kishte bërë në Belgjikë. Opozita dhe mediat e bënë këtë bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit të Brukselit të botuar në mediat belge, sipas të cilit deputeti i Edi Ramës, Mark Frroku, ishte dënuar 10 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë” u shpreh Berisha. “Dje mediat botojnë dokumente zyrtare, sipas të cilave Edi Rama fshehu kërkesën e bërë para një viti nga Interpoli për ekstradimin në Belgjikë të Mark Frrokut të dënuar për vrasje me 10 vjet burg si vrasës i Aleksandër Kurtit!! Me të drejtë çdo njeri shtron pyetjen se cili është më kriminel në këtë rast? Vrasësi Mark Frroku, që në rrethana të caktuara vrau një njeri, apo Edi Rama, që këtë vrasës, përveç krimit dhe parave të krimit nuk ka gjuhë dhe meritë tjetër, e bëri deputet?! Dhe jo vetëm kaq, por pas kërkesës së Interpolit për ekstradim, Edi Rama lan duart me gjakun e viktimës së Frrokut, duke hedhur në kosh të plehrave kërkesën e Interpolit dhe mbrojtur me imunitetin e Parlamentit vrasësin e tij. Edi Rama ka sot fytyrën e Frrokut të tij!!” shprehet ish kryeministri Berisha./RD/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat