Gjykata e Lartë jep sot masën për Durim Bamin

Shqipëria

Gjykata e Lartë jep sot masën për Durim Bamin

Më: 30 mars 2015 Në ora: 08:48

Durim Bami do të dalë sot para trupit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë që rreth një javë më parë Prokuroria ndryshoi akuzën për Bamin, nga “vrasje e mbetur në tentativë” në “deklarim të rremë”.

Deputeti Tom Doshi pretendon se Durim Bami ishte personi i paguar nga Ilir Meta për eliminimin e tij fizik.

Mësohet se masa ndaj tij do të shqyrtohet nga e njëjta trupë gjyqtarësh që vendosën arrestin e shtëpisë për dy deputetët Frroku dhe Doshi.

Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Majlinda Andrea do të vendosin për Bamin, i cili aktualisht ka marrë masën e sigurisë burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Relator është caktuar Aleksandër Muskaj.

Aktualisht Bami po mbahet në burg i Fushë Krujës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat