Arian Çani kundërshton Bushatin: Ja kush e vrau Maratin e Kumbaros

Shqipëria

Arian Çani kundërshton Bushatin: Ja kush e vrau Maratin e Kumbaros

Më: 29 mars 2015 Në ora: 23:20

Gazetari Arian Çani, drejtues i emisionit "Zonë e Lirë": dhe një nga ndjeksit më të kujdesshëm të skenës teatrore në vend pasi ka e ka parë shfaqen e Arben Kumbaros "Vrasja e Maratit" ka vendosur të shkruajë për Lapsi.al dhe të replikojë me një shkrim të Andi Bushatit për këtë temë. Ndryshe nga kolegu i tij Çani flet për një pjesë të kopjuar, pa emiocione, dhe për një dështim të njërit prej aktorëve kryesorë, Hervin Çulit në rolin e Maratit (njëkohësisht edhe drejtor i teatrit). Për të ndjekur këtë temë që ka ngjallur plot debate në media lexoni të plotë shkrimin e Arian Çanit (dhe më poshtë atë të Bushatit botuar pak ditë më parë tek Lapsi.al)

Jo Bushat… Maratin e Ben Kumbaros e vrau (i) Zoti…

Replike Andi Bushatit mbi artikullin e tij te Lapsi.al: "Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros"

Nga Arian Cani

Bushat, ti miku im, nuk para shkon ne Teater. Edhe kur te ndodh, nuk shkon nga pasioni ose obsesioni, si puna ime, por e konsideron kete apriori nje ‘mundim’, po t’i referohem shkrimit tend. Ti Bushat shkruan te Lapsi.al se shfaqjen e Ben Kumbaros shkove ta shikosh i shtyre nga kureshtja per Revolucionin Francez, jo per ndonje kureshtje qe ka te beje me teatrin ose me kritikat rrotull tij. Po te shkoje pak me shpesh ne Teater, ti miku im, do ishte me buzeholle ndaj teatrit, nuk do ishte spektator kaq i lehte per t’u kenaqur.

Shkrimi yt, o Bushat, eshte nje homazh per ate cka permban pjesa, dmth, per Peter ëeiss-in, dhe jo per shfaqjen e Ben Kumbaros. Ajo qe ben ti, eshte si te lavderosh dasmen e cila i ngjan mortit, ngaqe nusja (dramaturgjia ne kete rast) eshte yll e bukur. Une qe apasionohem per teatrin pak me ndryshe se ti, po ia lejoj vetes ta mpreh lapsin te lapsi.al (ne ditet tona ne e dime qe gjeja behet me gishta jo me laps, po fjala qe bie) e te ndaj me ty ca mendime, ide apo teknika, thjesht per qejf…

Nuk te kerkoj te biem dakort. Jo jo. Fare. Por thjesht te lubrifiokojme raportin tone…

Une e mora shume seriozisht kete shfaqe. E lexova, e pashe neper imazhe ne internet dhe neper video ne youtube. Pra shkova tek ajo plot pritshmeri dhe mazokizem (si vete De Sade-i shkon ne shfaqje, kur shkon te rrihet me kamzhik).

Pse mazokizem do thuash ti? Po ta shpjegoj pak me gjate.

Ti shprehesh i befasuar ne artikullin tend se ‘cdo lloj publiciteti, madje dhe ai negativ, eshte nje publicitet i mire’. Po pse o Bushat, ti prite te shkosh ne shfaqjen e Kumbaros qe ta vertetosh kete? Numri i spektatoreve s’do te thote asgje. Ditet e para salla eshte gjithnje plot dhe ne komedira te neveritshme. Por qe cdo lloj publiciteti eshte publicitet, kete e di dhe Ervin Culli! Ti me njeh. Ashtu si ti, un e dija se po i beja publicitet Kumbaros ne emisionin tim nje te premte duke folur kunder tij. E dija gjithashtu se mund te riskoja te mbetesha me gisht ne goje (nga dashuria per teatrin do kisha preferuar gishtin sesa shijen qe me la shfaqja… ne fakt s’me la asnje shije) sikur ky Grand Fake qe quhet Kumbaro te nxirrte asin nga menga e tij dhe te bente nje shfaqje qe te ishte sic eshte dhe vete dramaturgjia, ‘yll e bukur’…

Ja, per kete lloj mazokizmi e kam fjalen. Ti e di Bushat qe sadizmi dhe mazokizmi shkojne bashke, se ti e njeh pak De Sade-in dhe ti je nje gazetar me kulture. Por ndoshta me shume per historine sesa per Teatrin.

Bushat, ti u tregove i sinqerte ne shkrimin tend, duke thene ‘nuk e njoh lojën e aktorëve, zgjidhjet regjisoriale, muzikën dhe skenografinë per te folur mbi to’. Ok. Por kujdes Bushat. Teatri jane pikerisht keto o plak. Pjesa tjeter eshte puna e autorit, pra, e atij gjermanit qe ka shkruar tekstin. Ti shkruan ‘ajo ishte një pjesë që të mbushte dhe mbi të gjitha, një vepër që të bënte të mendoje (një gjë e rrallë kjo në anët tona)’.

Veper qe te… mbushte! Hahaha… Me cfare te mbushte o Bushat? Ti duhet te kishe zgjedhur qofte edhe nje argument se perse spektakli, venia e Kumbaros, te mbushi. Po te jete per te na mbushur, edhe mua me mbushi. Me mbushi me trishtim, me mungese emocioni, me butafori pa jete, me imazhe te kopjuara keq (kujdes… s’kam asgje kunder kopjes, por jo te gjithe dine te kopjojne dhe kete ti e di shume mire). Qe vepra e Peter ëeiss-it te ben te mendosh, kjo s’do mend. Nuk ndenji kot perisper Kumbaro i shkrete, vite me rradhe duke u menduar – por, kujdes, ajo eshte vepra e Peter ëeiss-it, Bushat. Ndersa per sa i perket regjizures, puna eshte se, Kumbaro, megjithe mundesite qe te jep pjesa, megjithe parate qe pati sa askush tjeter, me gjithe kohen qe pati sa askush tjeter (i pati ne dispozicion studiot e provave edhe gjate kohes fizike te shfaqjes ‘Tartufi’, e cila u anullua – megjithe/gjithcka pra ne dispozicion, edhe orkestren live, edhe aktore nga jashte shtetit etj etj… spektaklit nuk i nxorri Asin, por Prasin. "Et je te le prouve Bushat" (dhe kete po ta provoj me poshte Bushat).

Dakord. Pjesa eshte e veshtire. Por nuk thote kot nje miku im me ngjyre nga Afrika se ‘kur gelltit nje arre kokosi, duhet ta pyesesh bythen mire’. O beje, o mos iu qas. Pjesa vertet qe eshte shume komplekse, shume kopile ne vetvete. De Sade-i, ky personazh i pashoq ne historine e pashoqe te nje vendi te pashoq si Franca, ben shfaqje ne Cmendine. Sigurisht, ai nuk i ben per vete ato, as per Maratin e cmendur. Ai nuk e kundershton per ta kundershtuar Maratin - sepse tekstin ai vete ia ka shkruar - por, per te mundur, perpara spektatoreve te supozuar, psiqikisht te shendetshem, qe vijne nga jashte cmendines, dhe qe ate vete e kane mbyllur ne Cmendine – t’i qesharakezoje argumentat e te menduarit sipas Maratit, te demonstroje naivitetin e tyre, caqet e tyre. Pra ai nuk do t’ia mbylle gojen Maratit, sic duket ne vepren e Kumbaros por, perkundrazi, ai do qe ky ta hape sa me shume, te luaje sa me mire tekstin e vet, te deliroje, te marre kot, sic ndodh me nje lider revolucioni qe improvizohet si i tille. Ne kete menyre, De Sade-i i jep vetes kenaqesine te luaje me shigjeta ne mos po me misile argumentash, per te debatuar me idete e njerezve si Marati, me ekstremin tjeter te bindjeve, te njeriut, te vetvetes. Ekstremin, te cilin ai e njeh, e respekton, por qe tashme e ka tejkaluar. E pra Bushat… Ku eshte ne spektakel kjo perpjekje per triumf e De Sade-it edhe ne Cmendine? Ku eshte ne spektakel gezimi i tij demoniako-sadist? Ku eshte cmenduria e psikodrames qe provokon ai ne Cmendine, si nje laborator filozofik, psikoanalitik, me ane te te cilit, ai kerkon te jape prova per vertetesine e tezave dhe te konkluzioneve te tij? Si e ngerthen spektakli prezencen e te tjereve ne konfrontimin filozofik Marat/Sade? Perderisa zgjidhet ky mjedis pse nuk shfrytezohet cmenduria? Si perzihen e nderhyjne te cmendurit ne debatin e shfaqjes? Si e ushqejne apo e ndikojne ate? Si dhe pse devijon shfaqja, perderisa drejtori i Cmendines proteston? Pse nuk eshte ndertuar me ane gjetjesh ky devijim?

Ata qe nuk e kane lexuar pjesen, e kane te veshtire te kuptojne kete gje, ndoshta edhe nga shkurtimet e shumta, kurse ata qe e kane lexuar nuk gjejne nga teksti asgje tjeter pervec fotografise (e kuruar, sigurisht) por e frymezuar - pa asnje origjinalitet a gjetje - nga gjithe c’mund te shohim ne internet mbi kete pjese. Nuk kuptohet c’ka dashur te jape Kumbaro vete ne te, cili eshte kendveshtrimi i tij. Shfaqja eshte si nje trup i huaj i klonuar tek ne, si nje montazh coperash déjà vu aty-ketu, te cilave ju mungon filli udheheqes, motivimi i brendshem nepermjet te cilit do mund ta kuptonim vepren, ne si shqiptare. Ajo eshte pa emocion, e luajtur keq nga protagonistet. Pa interes. S’ja vlen as t’i marresh ne analize. Te vetmit qe japin nga vetja dhe perpiqen te egzistojne, jane rolet episodike, Zeqja, Angjeli, Harizaj, Kureta, Malkaj …

Protagonistet nuk duket te kene kuptuar se cfare bejne, cili eshte qellimi dhe vullneti i personazheve te tyre, perse jane aty – se pari si persona, si paciente – se dyti si personazhe te teatrit brenda teatrit. Dhe mizanskenat statike, te perseritura, te njetrajtshme, pa fantazi dhe pa cmenduri nuk i ndihmojne as aktoret te krijojne, as publikun te kuptoje se c’ndodh. Le me pastaj te diskutojme se si, secili prej protagonisteve, i luante te dyja rolet ne fjale. Relievi i trinitetit midis realitetit te shfaqes se Kumbaros, realitetit te cmendines se Sharanton-it, dhe realitetit te shfaqjes se De Sade-it brenda Sharanton-it eshte totalisht i rrafshuar.

Dhe ta mendosh se cfare potenciali ka kjo pjese! Putain! Cfare mrekullish mund te bente me te ne ditet tona nje regjisor me fantazi, me vizion…

Jam i sigurt se skenografi Genc Shkodrani ishte i afte te propozonte dicka me origjinale, me te papare, por ne nje rast te tille nuk do ta kishte lene Kumbaro sepse ai s’do dinte me si te bente mizanskenen. Do ngecte.

Gjithsesi, bravo Ben Kumbaros per papergjegjshmerine e tij. Do isha shume kureshtar te kuptoj se c’deshire e ka shtyre per ta guxuar, c’vizion i veti – se nuk kuptohet kjo. Cfare ka dashur te thote nga vetja? Ai me siguri eshte lodhur dhe eshte munduar shume: ne shfaqje nuk eshte se nuk ka pune. Por duket si pune fizike, disiplinore, si nje instalim i sjelle nga nje ekspozite tjeter, jo si krijim. A thua se ai eshte lodhur dhe i ka rene shkurt. Ne kemi pare pocaqira me te medha, por me te sinqerta, me me pak pretendime, njerezit i kane bere ato vete, ndershmerisht, duke u mbeshtetur vetem tek forcat e tyre. Kurse atyre qe e kane kultin e madh nuk ju falet. Se ata japin shembullin.

Po nejse, une kete bisede e kam me ty Bushat ne fakt. Nuk dua t’i bije me ne qafe Kumbaros. Nuk kisha asnje pritshmeri. Para ca vitesh, kam dale nga salla ne minuten e 12 te Franku i tij i 5… Aq me pak, dua t’i bie ne qafe ‘Maratit’, ish-mikut tim te vjeter Ervin Culli, te cilit per kaq e kaq vite me rradhe i lakmoja profesionin, teatrin, nderkohe qe ai me lakmonte ekranin dhe protagonizmin. Nga vete Culli, une dic kam mesuar mbi teatrin, ndersa Culli, protagonizmin vetem e qullos, si ne rolin e drejtorit te cmendur, si ne rolin e Maratit te luajtur nga drejtori. S’mesoi gje ky njeri… Ne rol pergjithesisht reciton. Nuk e ben te pakten as si Ervini te Noeli, i dehur me lavdi e me raki, as si i cmendur, as si Marat, as si personazhi i ketij te fundit i luajtur nga aktori i cmendur. As ai vet nuk e di. Gjithe eksitimin per zgjedhjen gjeniale qe Kumbaro beri me Ervinin per kete rol, na e ka cuar dem. Quel dommage!

Dikush ka thene se mizanskena eshte me eksituesja e gjerave qe mund te behen jashte shtratit. Dhe Kumbaro pretendon se puna me vepren e ka eksituar shume, madje me vite. Por duket si nje eksitim nga pergjimi i asaj qe kane bere te tjeret me teper se kenaqesi nga ajo kur ai e ben vete. Nuk e mbaj mend se kush e ka thene qe ‘rregjisoret ndahen ne dy kategori: Ata te cileve u duket vetja sikur jane Zoti dhe ata qe jane te sigurt per kete’. Jo dhe aq i sigurt Kumbaro sipas gjasave, shume nevoje ka per mbeshtetje. Po te mos i dukej vetja sikur eshte Zoti, po te mos mundohej te krijonte kultin e tij, ne, modestet e tjere, do te ishim shume me indiferente me te, do te na vinte keq, si per te tjere. Ka shume e shume rregjizore medioker qe e kane shpirtin te ster-eksituar por te paafte te clirohen ne krijim dhe jane pikerisht ata qe kane nevoje te krijojne rrotull vetes nje shfaqje me vete, nje kult, nje aureole. A nuk thoshte Rusoi se ‘sa me i paarsyeshem te jete nje kult i ngritur, aq me me force mundohen te na e imponojne’. Spektakli i madh flet vete, shet vetveten, s’ka nevoje qe regjisorit t’i ngrihet nje kult. Une per vete kam vetem nje kult, ate te shpirtit kritik, prandaj dhe po kenaqem tani te lapsi.al me Bushatin tim te vjeter…

E pra Bushat… Maratin e Kumbaros nuk e vrane dot sepse e vrau vete (i) Zoti, le Grand Fake qe quhet Ben Kumbaro.

E bashke me te dhe parate e taksapaguasve dhe shijet e mija. Zoti eshte ne te drejten e vet tek i ve njerezit ne prove, por edhe une jam ne te drejten time tek u dal zot shijeve te mija perpara te zotit te Maratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat