Rruga Fushë Krujë-Milot, në gjendje skandaloze në dimër dhe në verë

Shqipëria

Rruga Fushë Krujë-Milot, në gjendje skandaloze në dimër dhe në verë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 19:42

Segmenti rrugor qe lidh Fushë-Krujën me Milotin prej shumë vitesh është në gjendje skandaloze. Amortizimi i rrugës fillon pranë qendrës së Fushë-Krujës dhe vijon drejt veriut.
Në periudhes se dimrit balta dhe gropat e mëdha janë gjithnjë prezente duke vështirësuar qarkullimin, ndërsa në prag të pranverës pluhuri i lartë detyron banorët të mos hapin dritaret.
Sipas drejtuesve të Bashkisë së Fushë-Krujës, ky segment problematik i perket Drejtorise së Përgjithshme të Rrugëve, edhe pas shumë kërkesave ende nuk është bërë asnjë investim.
Kjo situatë vazhdon prej shumë vitesh, por megjithatë asnjë masë nuk është marrë për të ndërhyrë në stabilizimin e rrugës, një rrugë ku edhe kamionët kalojnë me vështirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat