Patrulla policie ruajnë dy deputetët Doshi e Frroku

Shqipëria

Patrulla policie ruajnë dy deputetët Doshi e Frroku

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:42

Një ditë pas masës së sigurisë arrest shtëpie dhënë nga Gjykata e Lartë, shtëpitë përkatëse të dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku, ruhen nga forca të policisë.

Në ambientet e jashtme në shtëpinë e Tom Doshit dhe atë të Mark Frrokut qendrojnë patrulla të policisë të cilat vëzhgojnë çdo lëvizje, hyrje apo dalje të familjarëve dhe avokatëve të dy deputetëve.

Para portës kryesore të shtëpisë së Doshit, pranë Profarmës, qendrojnë dy efektivë dhe një makinë e policisë.

Dy efektivë ruajnë edhe deputetin Mark Frroku, në shtëpinë që gjendet në rrugën Leonard Frroku, në Unazë të Re. Ata qendrojnë në një makinë pa shenja dalluese të policisë.

Dy deputetëve nuk u lejohet komunikimi me mediat apo personat e tjerë, veç familjarëve dhe avokatëve mbrojtës.

Avokatët e Tom Doshit nuk janë pajtuar me vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i hequr arrestin e vendosur me urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe për ta lënë në arrest shtëpie. Për këtë arsye ata do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese e deri në Strasburg. Mark Frroku e konsideroi vendimin si provë që arresti i Prokurorisë ishte i paligjshëm dhe vendimi i parlamentit i nxituar.Tvklan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat