Viktima do takohej me prostitutën, por ra në grackë dhe u vra nga Mark Frrok

Shqipëria

Viktima do takohej me prostitutën, por ra në grackë dhe u vra nga Mark Frrok

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:24

Në një relacion të detajuar, kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla shpjegon se Mark Frroku akuzohet nga Prokuroria belge për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti, krim ky i ndodhur më 5 mars 1999.
Në shkresën e Prokurorisë thuhet se Mark Frroku gjatë qëndrimit në Belgjikë në kohën kur ka ndodhur vrasja, njihej me disa emra, konkretisht identitetet e përdorura prej tij sipas akuzës kanë qenë edhe: Besnik Morina, Dritan Frroku, Dritan Sofrani dhe Piro Sofrani.
“Më datë 05.03.1999, viktima Aleksandër Kurti, lindur më 03.01.1975, u qëllua me thikë për vdekje nga 4 autorë, ndërmjet të cilëve shtetasi Besnik Vuka, në hyrje të stacionit “Midi” në Saint – Gilles, Bruksel. Autor i kësaj ngjarjeje besohet të jetë shtetasi Mark Frroku, i njohur ndryshe si Besnik Morina, i njohur ndryshe si Dritan Frroku, i njohur si Piro Sfrani (Sofrani). Sipas disa dëshmitarëve, shtetasi Besnik Vuka ishte autori i goditjeve me thikë. Viktima kishte rënë në dashuri me një prostitutë, me emrin L.S. Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze e organizuar nga qarqet e tutorëve”, raporton Panorama.
“Vajza me iniciale L.S. kishte lënë takim me viktimën në ditën e ngjarjes (fakteve). Aleksandër Kurti kishte menduar se do të takonte prostitutën, por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Kristian Kristian, i njohur si Arjan Bytyci, si dhe Lek Bib Djafa ishin bashkëpunëtorë të Besnik Vukës. Dëshmitarët kishin përmendur numrin e autorëve. Ata u arratisën jashtë vendit, disa ditë pas ngjarjes. Një nga autorët e veprës penale të “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim, të viktimës Aleksandër Kurti më datë 05.03.1999, në Bruksel, është shtetasi Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej në relacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat