Arrestimi i Frrokut, Meta e shtyn mbledhjen

Shqipëria

Arrestimi i Frrokut, Meta e shtyn mbledhjen

Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:49

Ka zgjatur pak minuta mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, që do të diskutonte për dhënien e lejes për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Këtë herë ka qenë vetë kryeparlamentari Ilir Meta që e ka drejtuar mbledhjen, duke qenë se nuk ka lidhje me të.

Mësohet se gjatë mbledhjes nga ana e avokatëve të deputetit Mark Frroku, është kërkuar që ai të jetë vetë i pranishëm.

Edhe pse nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, me një leje të prokurorisë, Frroku do të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet për arrestimin e tij.

Mbledhja e radhës do të bëhet të martën në orën 12:00 me qëllim që deputeti kristianodemokrat të jetë i pranishëm.

Arrestimi i Mark Frrokut kërkohet nga ana e Belgjikës, që e akuzon për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat