Vendoret, PD Lezhë propozon 15 emra

Shqipëria

Vendoret, PD Lezhë propozon 15 emra

Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:27

Partia Demokratike në Lezhë ka propozuar 15 emrat që do të mbërrijnë në tryezën e Kryetarit demokrat, Lulzim Basha për të vendosur mbi kandidaturat në zgjedhje.

Kreu i PD-së në Lezhë, Paulin Marku tha se procesi i propozimeve ka qenë më transparenti i bërë ndonjëherë.

“Procesi ka filluar i ligjshëm, demokratik dhe tepër i hapur. Nuk kanë qenë vetëm strukturat e Partisë Demokratike, të cilat janë marrë me propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkie, por kësaj radhe, si asnjëherë tjetër, është menduar që kandidaturat të propozohen nga zëri i qytetarëve”, tha Paulin Marku Kryetar i PD-së Lezhë: “Procesi ka qenë i lirë dhe propozimet kanë ardhur nga qytetarët”, tha Marku.

Emrat më të favorizuar si kandidat të së djathtës për Bashkinë e Lezhës janë Kreu i qarkut, Pashk Gjoni, krerët e komunave Salvador Kaçaj, Fran Frrokaj dhe Jak Zhuba, si dhe kreu i Këshillit Bashkiak në Lezhë, Tonin Uldedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat