Jeta mes plehrave e 48 familjeve në Shkozet

Shqipëria

Jeta mes plehrave e 48 familjeve në Shkozet

Më: 29 mars 2015 Në ora: 16:42

Shume familje qe moren shtepi sit e pastrehe jetojne mes plehrave dhe llumit ne nje zone te Shkozetit. Per ta nuk kujdeset askush qofte per tu derguar nje kosh mbeturinash

Te jetosh mes plehrave eshte me mire sesa te jesh nje i pastrehe. Kjo siduket I ka lene pa fjale banoret e ketueshem, ne Shkozet, te strehuar nga pushtetit vendor.
48 familje prej kohësh jetojnë mes baltës, pellgjeve të ujërave të ndotur e plehrave. Por kjo nuk i intereson askujt nga drejtuesit local qe sigurisht ne cdo moment u kujtojne banoreve se ishit ne rruge dhe u dhame shtepi.

Kontenierët e mbeturinave mungojne dhe era e rende izolon banorët në apartamente. I vetmi investim, është ai me kontributin e familjarve.

Rruga nuk i është shtruar kurrë kurse masive inertesh ndërtimi, bujqësie e urbane mblidhen në ketë shesh.

Këtu luajnë edhe fëmijët.

Asnjë shpresë nuk duket se do të ketë për 48 familjet e shkozetit, të cilët mbeten ende në pritje se taksat që paguajne cdo muaji t'u kthehen një ditë në shërbime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat