Veliaj: Shteti, rol rregullator në ekonomi

Shqipëria

Veliaj: Shteti, rol rregullator në ekonomi

Më: 28 mars 2015 Në ora: 19:13

Fondacioni për Liri Ekonomike organizoi sot Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike me temë “Kërcënimi i mbirregullimit”, ku mori pjesë dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. I vënë përballë diskutantëve që mbronin tezën liberale për një ndërhyrje sa më minimale të shtetit në rregullimin e tregut, Veliaj tha ndër të tjera se qeveria që ai përfaqëson, ka ndërhyrë aty ku tregu ka dështuar.

“Bota është lodhur nga retorika globale që dora e tregut rregullon gjithçka. U pa se ishte e dukshme nevoja e dorës rregulluese të shtetit në rastin e reformës në arsim, ku kishte universitete që të lënë në dorë të tregut të lirë, kishin prishur cilësinë e arsimit, po dëmtonin një brez të tërë. Në këtë rast dora e fshehtë e tregut nuk arriti as të seleksiononte konkurrencën e lirë. Nuk duhet keqkuptuar në këtë rast ndërhyrja e shtetit, pasi shteti nuk ndërhyri për ta kthyer në monopol të tij arsimin e lartë, por ka vetëm një rol rregullator për të nxitur cilësinë dhe konkurrencën, ndërkohë që tregu e kishte shtrembëruar këtë konkurrencë.

Sipas Veliajt, në Shqipëri ka shumë shembuj se më shumë se sa te jemi besnik ndaj ideologjive, duhet të jemi më praktikë. Ministri theksoi se, ndërhyrjet rregullatore të qeverisë që ai përfaqëson kanë qetë të tilla që kanë ndihmuar tregun, jo penguar atë.

Nga ana tjetër Veliaj mbrojti vendimin e qeverisë për të ndryshuar sistemin e taksave në vend duke theksuar se taksimi i ri nuk ka qenë “një thyerje në mes e biznesit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat