“Arrest shtëpie”, Frroku pa pranga: “Drejtësia vendosi”

Shqipëria

“Arrest shtëpie”, Frroku pa pranga: “Drejtësia vendosi”

Më: 28 mars 2015 Në ora: 16:49

Mark Frroku ka dalë pa pranga nga Gjykata e Lartë, në të cilën në orën 13:00 ka hyrë i prangosur.

Frroku është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga të afërmit dhe familjarët e tij që ndodheshin përballë godinës së Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në arrest shtëpie, deputetin Mark Frroku.

Vendimi është marrë nga ana e Kolegjit Penal të gjykatës.

Avokatët thanë se nuk janë dakord me këtë masë sigurie.

Ata akuzuan prokurorinë se është duke mbajtur dy standarde, në atë që thonë në media dhe atë që paraqitën në gjykatë.

“Ne nuk jemi dakord në lidhje me këtë masë sigurie.

Prokuroria ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Prokuroria tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë është thënë në masën e sigurisë.

Ne do të apelojmë vendimin që është dhënë. Të gjitha provat ishin në favor të klientit tonë.

Ajo provoi që ngjarja është e sajuar dhe farsë”, thanë avokatët Genc Gjokutaj dhe Saimir Visha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat