Mark Frroku-familjarëve: Mos u trembni nga prangat e “kosit dhe llallës”

Shqipëria

Mark Frroku-familjarëve: Mos u trembni nga prangat e “kosit dhe llallës”

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:50

Ndërsa ka hyrë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë, Mark Frroku është përpjekur t’u japë kurajo familjarëve të shumtë që kanë qenë të pranishëm në gjykatë.

“Mos u trembni nga prangat e kosit dhe llallës”, ka thënë ai, duke ironizuar kështu kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Frroku ka pyetur për shëndetin e familjarëve të tij, veçanërisht të babait, që është shqetësuar nga arrestimi i të birit.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë për dy deputetët është bërë me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat