“BE duhet të përforcojë Ballkanin”

Shqipëria

“BE duhet të përforcojë Ballkanin”

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:39

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Samitin e tretë BE-Evropë Juglindore, që u zhvillua në Split të Kroacisë.

Bushati mori pjesë në panelin e Ministrave të Jashtëm, i cili kishte fokus integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si element katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati u shpreh se, “parë nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian mbetet një pol tërheqës dhe emancipues, përtej krizave që e rrethojnë në lindje dhe në jug”.

“Në këtë kontekst, zgjerimi i BE-së mbetet një instrument gjeopolitik thelbësor për stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik në hapësirën e Evropës Adriatike.

Bashkimi Evropian, nga pikëpamja e sigurisë, duhet të përforcojë krahun e tij juglindor, nga i cili kalojnë rrugë të rëndësishme energjetike, të domosdoshme për diversifikimin e burimeve”, theksoi Ministri Bushati.

Në takimin e këtij viti, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme kroate dhe revista The Economist, morën pjesë Ministra të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së, të autoriteteve bankare evropiane, si dhe përfaqësues të agjencive zhvillimore.

Ky takim kishte në fokus integrimin politik, ekonomik dhe tregtar të Evropës Juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat