Zgjidhet trupi gjykues për procesin ndaj Doshit dhe Frrokut

Shqipëria

Zgjidhet trupi gjykues për procesin ndaj Doshit dhe Frrokut

Më: 28 mars 2015 Në ora: 10:49

Gjykata e Lartë zgjodhi me short këtë mëngjes trupën gjykuese në procesin ndaj deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku dhe Durim Bamin.

Trupi gjykues përbëhet nga pesëshja: Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Admir Thanza.

Ky trup gjykues do të shqyrtojë masat e sigurisë për dy deputetët dhe 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja Durim Bami.

Në kërkesën e saj Prokuroria kërkon nga Gjykata e Lartë të vlerësojë të ligjshëm urdhër-ndalimet e firmosura nga Llalla për Doshin dhe Frrokun dhe të caktojë masën e “arrestit me burg”.

Mësohet se gjyqtarja Majlinda Andrea e zgjedhur në short për të gjykuar procesin ndaj dy deputetëve të pandehur dhe Durim Bamit, është dorëhequr. Kjo do të thotë se shorti për zgjedhjen e trupit gjykues do të hidhet sërish nga fillimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat