Kryeprokurori i Gjenevës: Bashkëpunim të mirë me Shqipërinë në luftën ndaj krimit

Shqipëria

Kryeprokurori i Gjenevës: Bashkëpunim të mirë me Shqipërinë në luftën ndaj krimit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 21:28

Kryeprokurori i kantonit të Gjenevës, Olivier Jornot ka dhënë një bilanc në shifra luftës kundër krimit të organizuar në Gjenevë dhe ka deklaruar se ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës sidomos në luftën ndaj narkotikëve.

Siç njofton “Presheva Jonë” prokurori deklaroi se ka shumë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, ndaj policia dhe gjykatat tona duhet të rrisin bashkëpunimin me EULEX-in, policinë vendore dhe nderkombëtare në Prishtinë. Ky bashkepunim, në luftën kundër krimit të orgnazuar është i mirë edhe me policinë shqiptare në Tiranë, sidmos në këmbim të informacioneve mbi autorët e përfshira në krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat