Gjokutaj: Po, Frrokut iu gjet orë me kamerë të fshehtë, se përdorte

Shqipëria

Gjokutaj: Po, Frrokut iu gjet orë me kamerë të fshehtë, se përdorte

Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:57

Një nga avokatët e deputetit Mark Frroku thotë se nuk ka asnjë fakt që ai të ketë probleme me drejtësinë. I ftuar në studio në A1 Report, avokati Genc Gjokutaj tha se ky është një aludim i prokurorisë për t’i bërë presion Gjykatës.
“Më duhet të them që ky informacion i shkruar nga prokuroria për vendimin e ndalimit, nuk është ligjor, por është dhe jashtë etikës. Këto janë aludime, e ndërsa prokurori vepron me akt. Unë e konfirmoj sot, dhe të jap dhe të dokumentuar, se Mark Frroku nuk ka probleme me drejtësinë belge që i atribuhen në vendimin e prokurorisë. Nëse ka një vendim, ai merret njihet dhe ekzekutohet. Aludimi për rrezikshmërinë e tij, janë instrumenta për të krijuar idenë dhe për të imponuar gjykatës se është njeri i rrezikshëm”, deklaroi Gjokutaj.
Avokati tha se Frroku është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe a ii ka qëndruar të njëjtit version.
I pyetur për sendet personale që i janë gjetur deputetit Frroku pas kontrollit të banesës, avokati Genc Gjokutaj ka konfirmuar se prokuroria ka sekuestruar një orë me kamerë të fshehtë si dhe një telefon celular BlackBerry.
“Mark Frrokut i është kontrolluar gjithë banesa dhe një kasafortë personale, është gjetur një orë me kamerë të fshehtë dhe telefon celular BlackBerry. Ajo ora aty ka 7 vjet, dhe nuk përdorej. Megjithatë ato do ekzaminohen”, deklaroi Gjokutaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat