Bami rrëzon sërish Doshin: Nuk më ka kërcënuar njëri me jetën e fëmijëve. Vrasja, sajesë

Shqipëria

Bami rrëzon sërish Doshin: Nuk më ka kërcënuar njëri me jetën e fëmijëve. Vrasja, sajesë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:41

Durim Bami, i pretenduar si vrasësi me pagesë që do të eliminonte deputetin Tom Doshi, ka rrëzuar edhe një herë deklaratat e këtij të fundit gjatë mbledhjes së këshillit të mandateve, ku pretendonte se Bami, në ambientet e policisë është kërcënuar me jetën e fëmijëve në mënyrë që të ndryshonte dëshminë e tij.
Bami është marrë në pyetje për rreth 4 orë ditën e sotme nga prokurorët që po hetojnë çështjen ‘Doshi’, ku sipas avokatit të tij i ka qëndruar deklarimeve të dhëna më parë se komplotoi i vrasjes së deputetit Doshi ishte një sajesë e tij dhe e Mark Frrokut, ndërkohë që ka mohuar të jetë kërcënuar me jetën e fëmijëve siç ka pretenduar Doshi.

Durim Bamit i është komunikuar zyrtarisht akuza për dëshmi të rremë kryer në bashkëpunim, ndërkohë që oficerët e policisë gjyqësore, në kuadër të hetimit kanë sekuestruar edhe pamjet video të kohës së qëndrimit të Bamit në drejtorinë e policisë, kohë në të cilën deputeti i Shkodrës, Tom Doshi pretendon se Bami është kërcënuar me jetën e fëmijë që të ndryshonte dëshminë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat