544 pronarët që do të fitojnë shpërblimin e truallit

Shqipëria

544 pronarët që do të fitojnë shpërblimin e truallit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:50

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale në disa qarqe. Kështu, janë gjithsej 544 banorë të qarkut të Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit të cilët do të përfitojnë masën e shpërblimit. Gazeta publikon sot emrat, të cilët do të përfitojnë shumat në varësi të vlerës së tregut për truall, si dhe sipërfaqes takuese për kompensim. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, vlera e përgjithshme e kompensimit, për sipërfaqen prej 25 242.55 m², që shpronësohet, do të jetë 253 184 771 lekë. Zyra përkatëse e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kryejë ndryshimet, për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme

Legalizimet, 150 përfituesit në qytetin e Lezhës

Drejtoria e ALUIZNI-t, Lezhë ka bërë publike listën e emrave të banorëve, të cilëve u janë legalizuar banesat. 150 banorët që e gjejnë emrin në listën e mëposhtme, duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në qytetin e Lezhës për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Institucioni bën të ditur për të gjithë qytetarët lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15.05.2014.

VKM Per Shperblimin e Pronareve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat