Ristani: Ekziston mundësia e zgjedhjeve të parakohshme

Shqipëria

Ristani: Ekziston mundësia e zgjedhjeve të parakohshme

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:16

Sekretari i PD Arben Ristani ka deklaruar në një intervistë për News24 se ekziston mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Ristani tha se duhen bërë zgjedhje të parakohshme për të dalë nga ky depresion ku e ka futur mazhoranca vendin.

“PD po përgatitet për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Ristani.

Emri i tij ka qenë lakuar për disa javë si një kandidat për Bashkinë e Tiranës por pak javë më parë Ristani e përjashtoi si mundësi duke thënë se nuk do të kandidojë.

Duke folur për garën e Tiranës duke thënë se është një garë e fortë dhe duhet menduar mirë zgjedhja e kandidatit të PD-së.

Ristani foli edhe për deputeten Doda e cila sipas tij “theu disiplinën e grupit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat