Basha: Aktet e qeverisë, bombë me sahat për ekonominë

Shqipëria

Basha: Aktet e qeverisë, bombë me sahat për ekonominë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore ne Washington, Patrizio Pagano, me të cilin ndau shqetësimin për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin për shkak të “politikave të gabuara dhe arbitrare të qeverisë”.

Basha u shpreh se “qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale duke prishur në mënyrë selektive ndërtimet e pronat e qytetarëve, si dhe duke ndëshkuar po në mënyrë selektive qytetarët për borxhet e energjisë, duke favorizuar debitorët e mëdhenj të lidhur me, apo pjesë, e qeverisjes, si disa deputetë të mazhorancës. Korrupsioni në rritje dhe depërtimi i krimit në vendimmarrje janë faktorë me impakt shumë negativ në gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit”, vuri në pah kryetari i opozitës.

Kreu i demokratëve theksoi se “aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve.

Basha u shpreh se të gjitha këto kanë ndikuar drejtpërdrejt që papunësia dhe varfëria të kapin në nivele alarmante në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat