Depozitohet kërkesa për lirimin! Ja çfarë u gjet në banesa

Shqipëria

Depozitohet kërkesa për lirimin! Ja çfarë u gjet në banesa

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:01

Avokati Vladimir Meçe depozitoi në Gjykatën e Lartë krëkesën për lirimin e klientit të tij, Tom Doshi.

Ai tha se ndalimi i tij është i paligjshëm, ndaj kërkojnë lirimin e tij.

Kërkesa e tij nuk mund të shqyrtohet pa mbërritur akoma dosja e Prokurorisë.

Shqiptarja.com shkon edhe më larg, kur thekson se deputetët mund të lirohen nga Gjykata e Lartë.

Ndalimi i dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përmes një procedure të kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, sipas ligjit duhet të përfundojë në Gjykatën e Lartë brenda 48 orëve.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria e Përgjithshme pritet t’i drejtohet shkallës më të lartë të gjyqësorit me dy kërkesa.

E para ka të bëjë me vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, dhe kërkesa e dytë është ajo për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për veprat që u përdorën si argumente për ndalimin e tyre.

Gjykata e Lartë ka 48 orë kohë për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë, duke e çuar kështu në 4 ditë afatin maksimal për vendimin përfundimtar të gjykatës, e cila do të shprehet nëse janë kushtet që deputetët të qëndrojnë në qeli ose jo.

Ndërkohë mësohet se në banesat e dy deputetëve të arrestuar të enjten janë gjetur dy ora me kamera.

Kështu raporton A1Report, një televizion i akuzuar së fundmi për lidhje të ngushta me Ministrinë e Brendshme.

Ndërkohë më herët ishte raportuar se në banesën e Tom Doshit është sekuestruar edhe një laptop dhe dy USB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat