Policia e Tiranës: Pse i ndaluam dy deputetët

Shqipëria

Policia e Tiranës: Pse i ndaluam dy deputetët

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:05

Policia e Tiranës, në një njoftim për mediat, sqaroi zyrtarisht arsyet e ndalimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në njoftim thuhet se “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ekzekutuar Urdhër- ndalimet për shtetasit Tom Gjek Doshi, 49 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si edhe Mark Preng Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”.

Sipas policisë, “urdhër- ndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës dhe mbajnë datën 26.03.2015, për veprat penale “kallzim i rremë”, “deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar përkatësisht nga nenet 305, 305/a dhe 312/a, të Kodit Penal”.

Policia sqaron se shtetasi Tom Doshi u ndalua në banesë, ndërsa shtetasi Mark Frroku u ndalua në ambjentet e firmës së tij, në Tiranë. Gjithashtu policia thotë se me autorizim të Kuvendit të Shqipërisë, me vendimet nr. 39 dhe 40, datë 26.03.2015, mbi bazën e Urdhrit të Prokurorisë, është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Doshi dhe Frroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat