“Çështja Doshi e financuar nga qarqe antishqiptare”

Shqipëria

“Çështja Doshi e financuar nga qarqe antishqiptare”

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:29

“Çështja Tom Doshi” mund të jetë stisur edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe është sjellë këtu që vendi të destabilizohet dhe të ketë tension të madh.

Teoria konspirative është lëshuar gjatë emisionit “Opinion”, nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama i cili tha se “ka qarqe që financojnë destabilitet politik dhe ekonomik në vendin tonë pasi nuk duan të bëhen reformat që po bëhen”.

Kjo sipas tij bëhet me qëllim që “këta janë shqiptarët dhe jo ata që mund të bëjnë shtet”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga disa analiza të bëra është arritur në këtë përfundim që ka njerëz në vendet fqinje që nuk e duan Shqipërinë të fortë dhe me reforma.

“Qarqe antishqiptare që duan klimë dhe tension në Shqipëri”, tha sërish Rama.

Sipas tij, ekstremistët bëjnë protesta në rrugë vetëm në 3 vende, Agimi i Artë në Greqi, Shesheli në Serbi dhe Partia Demorkatike në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat