KLSH kontrolle ndotjes së KURUM Banorët: Të shtohen sanksionet

Shqipëria

KLSH kontrolle ndotjes së KURUM Banorët: Të shtohen sanksionet

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:42

Së fundi është Kontrolli i Lartë i Shtetit që po zhvillon një pyetësor për ndotjen ku Elbasani është një ndër tre qytetet e marra si kampion për të grumbulluar mendimin qytetar mbi mjedisin e ndotur.

Për A1report banorët që jetojnë pranë kombinatit Metalurgjik ku ndotja nuk ka limit, shprehen se duhet të ketë sanksione më të rënda ndaj kompanive që ushtrojnë aktivitetin e industrisë së rëndë, ndër ta edhe KURUM.

Qytetarët kërkojnë transparencë që të gjithë të dinë se në çfarë situate mjedisore ndodhemi.

Qytetarët insistojnë në mendimin kompanitë industrisë së rëndë abuzojnë me stakimin filtrave të ajrit, sidomos gjatë natës dhe se ndaj tyre duhet të ketë më shumë kontroll.

Pasi qeveria shqiptare zgjidhi përfundimisht problemin e mbetjeve urbane të Elbasanit, sfida më e rëndësishme për banorët e këtij qyteti është kontrolli industrisë së rëndë, si pasojë të cilave numri i të sëmurëve me kancer është rritur ndjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat