Arrestimi i Doshit e Frrokut “jehonë” në mediat ndërkombëtare

Shqipëria

Arrestimi i Doshit e Frrokut “jehonë” në mediat ndërkombëtare

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:35

Agjensia e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull rreth arrestimit të dy deputetëve pasi akuzuan Kryetarin e Kuvendit për komplot vrasjeje.

Sipas gjigantit mediatik, shteti anëtar i NATO-s ka patur si protagonistë cdo ditë në televizor dhe media sociale kërkesat, paditë dhe kundërpaditë e deputetëve dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

I akuzuari, z. Ilir Meta, ka mohuar cdo akuzë duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht. Reuters ka cituar gjithashtu edhe deklaratën e Kryetarit të Kuvendit, sipas së cilit: “Doshi duhet të shohë një psikiatër për halucinacionet e tij”.

Në shkrim u nënvizuan edhe protestat e vazhdueshme të Partisë Demokratike ku kërkohet dorëheqja e Metës.

Në fund të artikullit theksohet se deputeti Doshi, vazhdoi t’i qëndronte besnik versionit të tij të historisë edhe pasi forcat e policisë e arrestuan në banesën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat