Berisha: Një arrest i rrufëshëm, që qelb erë në mbarë Europën!

Shqipëria

Berisha: Një arrest i rrufëshëm, që qelb erë në mbarë Europën!

Më: 26 mars 2015 Në ora: 19:09

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Berisha thotë se duke mbështetur gjithnjë zbatimin e ligjit shpreh bindjen time më të thellë se asnjëri prej tyre nuk meritonte të ishte në Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjencë si në të shkuarën tonë më të hidhur për të shpëtuar kokën e peshkut që qelbet dhe kundërmon në mbarë Europën.

"Një arrest i rrufëshëm për kokën peshkut që qelb erë ne mbarë Europën!

Sot me nje shpejtesi te rrufeshme Prokuroia arrestoi dy deputetet e mazhorances, Doshi dhe Frroku. Duke mbeshtetur gjithnje zbatimin e ligjit shpreh bindjen time me te thelle se asnjeri prej tyre nuk meritonte te ishte ne Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjence si ne te shkuaren tone me te hidhur per te shpetuar koken e peshkut qe qelbet dhe kundermon ne mbare Europen, te Ilir Metes qe eshte dhe autori i vertete i porositjes se vrasjes se dy deputeteve dhe nje shpifes dhe manipulues sa vet shpifja dhe trillimi!

Ne kete kontekst arrestimi i tyre jo vetem qe nuk i dha pergjigjen qe pret çdo shqiptar ndaj akuzave me te renda ne historine e vendit por vetem deshmoi se si pushteti arrin te mbuloje skenare monstruoze vrasjesh per pushtet dhe afera te tjera kriminale. Shqiperia ecen drejt destabilizimit nga krimi i lidhur me pushtetaret me te larte. Vetem revolucioni demokratik qytetar do te rrezoje murin e krimit te pushtetareve te klikes Rama - Meta dhe shpetoje Shqiperine nga nje rrenim i vertete!!", ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat