“Të dëgjohen institucionet, jo zhurmuesit”

Shqipëria

“Të dëgjohen institucionet, jo zhurmuesit”

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:45

“Të flasin institucionet fort që të mos dëgjohet zhurma e gjithëkujt tjetër!”.

Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me anë të një shënimi që ka bërë në Facebook.

Sipas Tahirit, “qytetarët kanë të drejtë të besojnë se neveria e shkaktuar nga kjo rrëmujë, do zhduket shpejt së bashku me të vërtetën e hetimeve”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri pas dëshmisë që dha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për atë që njihet si çështja “Doshi” foli edhe për median

“Jua thashë Prokurorëve duke shpresuar që kjo që bëj unë, kjo që bëjmë ne të gjithë, është ndihma më e madhe për t’i dhënë kohën e duhur dhe mundësitë e duhura Prokurorisë, që të bëjë hetime të plota dhe të zbardhë gjithçka, lidhur me këtë ngjarje.

Mua më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë, por është koha për të lënë institucionet që të flasin”, theksoi Tahiri gjatë fjalës së tij për median.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat