Zgjedhjet lokale, Imami në Shkodër: Duhen fituar me rezultat të thellë

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, Imami në Shkodër: Duhen fituar me rezultat të thellë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:31

“Pa Zgjedhje të parakohshme nuk ka zgjidhje për këtë vend.” Me këtë deklaratë e ka nisur fjalimin përpara kryesisë së PD- së Shkodër Arben Imami kryetari grupit të punës për Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet e 21 Qershorit. Sipas Imamit në këto zgjedhje duhet fituar me një rezultat të thellë.
Nga ana tjetër Kryetar i Grupit të Punës për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Uldedaj ka shprehur sigurinë në një fitore të thellë në zgjedhjet lokale.
Partia Demokratike Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, ku u prezantuan edhe dy Kryetarët e Grupeve të Punës për Zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit.
Në prag të zgjedhjeve lokale partia demokratike pritet të zyrtarizojë edhe kandidaturat për bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat