Dhuna seksuale ndaj fëmijëve

Shqipëria

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve

Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:34

Shqipëria raportoi vitet e fundit një rritje të përgjithshme të të gjitha llojeve të krimeve kundër personave krahasuar me periudhat e mëparshme. Krimet seksuale ndaj fëmijëve dhe grave janë vazhdimisht në rritje, madje 10 vitet e fundit këto krime janë dyfishuar. Kjo është asryeja që Qendra pёr Mbrojtjen e tё Drejtave tё Fёmijёve nё Shqipёri morën nismën që në bashkëpunim me autoritetet shtetërore të krijojnë Regjistri Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale.

Sipas anketave më të fundit, një në cdo 10 fëmijë shqiptarë pranojnë se kanë pësuar dhunë seksuale. Ata që denoncojnë më lehtë dhunën seksuale në sondazhe janë më shumë djemtë, ndërsa vazjat janë më të mbyllura. Nga ana tjetër, 70 për qind e denoncimeve zyrtare nëpër institucione si policia, prokuroria dhe gjykata i bëjnë vajzat.

Djemtë denoncojnë dhunën në anketime, ndërsa vajzat dhe familjet e tyre zënë pjesën dërrmuese të denoncimeve në gjykata. Zv.minitsrja e punëve të brendshme Elon Gjebrea tha se bashkë me numrin e denoncimeve është rritur edhe numri i dënimeve të autorëve, sepse deri dy vjet më parë ato ishin afër zeros.

Regjistri synon të mbrojë fëmijët, të parandalojë përsëritjen e dhunës seksuale kundër tyre si dhe të rehabilitojë dhunuesit. Vitin e kaluar janë denoncuar 97 raste dhune seksuale me 103 të dëmtuar, nga të cilat 45 janë vajza të mitura. Të gjitha institucionet mbajnë të dhënat e veta, por ato ende nuk bashkohen në një regjistër kriminal të konsoliduar. Edhe parlamenti mund të luajë një rol më të madh duke përfshirë dhunën seksuale në ligjin për mborjtjen e fëmijëve.

Rreth 80 për qind të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve kryhen nga antarët e familjes dhe të afërm të tyre. Kjo e dhënë nga shoqëria civile nuk detajohet më tej nga raportet e policisë se sa prej këtyre autorëve janë prindërit, vëllezërit e motrat, familjarë apo të rritur të tjerë. Numri i denoncimeve për dhunë seksuale sa vjen e rritet, ndaj bashkë me rastet duhen shtuar edhe masat pohojnë veprimtarët e kësaj fushe, në mënyrë që kriminelët të mos humbin gjurmët pasi dhunojnë fëmijët apo pasi marrin dënimin për këtë, sepse mund ta përsëritin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat