Studentët ndërpresin grevën, dërgojnë çështjen në Kushtetuese

Shqipëria

Studentët ndërpresin grevën, dërgojnë çështjen në Kushtetuese

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:28

Të mbështetur nga Partia Demokratike dhe deputetët e saj, studentët kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Studentët që protestuan për tarifat në Universitetin e Mjekësisë, vendosën të mbyllin grevën urisë, dhe deklaruan se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi u mor ditën e premte, që shënon dhe ditën e katërt të grevës së urisë, ku studentët e transferuar nga universitetet private në ato publike, kërkojnë uljen e tarifave të shkollimit të tyre.

Të mbështetur nga Partia Demokratike dhe deputetët e saj, studentët kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë mbledhur firmat e studentëve protestues si dhe 28 firma nga deputetët demokratë. Një javë më parë, policia ndërpreu grevën e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, pas kërkesës së Rektoratit për lirimin e menjëhershëm të ambienteve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike.

Kjo për shkak se godina ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga studentët e transferuar nga universitete private. Ndërhyrja u krye në orët e para të mëngjesit, duke hapur me forcë derën godinës së Infermierisë, gjë që shkaktoi panik tek studentët, të cilët u shprehën se ndaj tyre u ushtrua edhe dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat